75 Mall Live Search
22:23 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Arsenal transferon mbrojtësin Piero Hincapié

Arsenal ka njoftuar blerjen e Piero Hincapié nga Bayer Leverkusen.

Mbrojtësi ekuadorian është huazuar me të drejtë blerjeje për 45 milionë funta.

Trajneri Mikel Arteta e prezantoi kështu:

”Jemi shumë të kënaqur që e mirëpresim Piero Hincapié në klub.  Ka një prezencë fizike të madhe dhe agresiviteti i tij do të na ofrojë opsione shtesë në mbrojtje. Është një lojtar që kombinon rininë me përvojën dhe do ta bëjë skuadrën tonë më të fortë dhe konkurruese gjatë sezonit”.