Arsenal tregon gjendjen e Mikel Artetas, i cili është prekur nga koronavirusi

Klubi londinez, Arsenal ka lëshuar një deklaratë në lidhje me gjendjen e trajnerit të tyre, i cili është i prekur me koronavirus.
Klubi anglez ka treguar që Arteta po ndihet mjaftë mirë, transmeton IndeksOnline.
Kurse vet trajneri përmes një postimi ka thënë që është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Po ashtu klubi ka treguar që e mbështetin vendimin që të gjitha ndeshjet në ligën angleze të mos zhvillohen deri më 30 Prill.
“përpasia jonë për momentin duhet të jetë shëndeti dhe mirëqenia pasi ne përballemi me një nga emergjencat më të rëndësishme globale të shëndetit publik kohët e fundit”, është thënë nga ky klub./IndeksOnline/.