23:07 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Arsenal triumfon kundër Bournemouth, kalon në raundin tjetër të FA kupës

Arsenal e dominoi ndeshjen kundër Bournemouth, dhe kështu arriti edhe një fitore mjaftë të rëndësishme.

Që në minutën e 5’ skuadra e Artetas kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Saka i cili u asistua nga Martinelli, shkruan IndeksOnline

Arsenal e dyfshoi epërsinë në minutën e 26’ pas golit të shënuar nga talenti Nketiah.

Skuadra kundërshtare arriti t’i shënoj Arsenalit vetëm në minutën e 90+ 4, ku shënoi Surridge.

Këtë ndeshje Arteta e filloi me dy shqiptar në formacionin e parë, Xhakën dhe Mustafin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 62’ dhe në vend të tij hyri Holding./IndeksOnline/.