75 Mall Live Search
18:47 / E Diele, 08 Maj 2022 / C E

Arsenali afër transferimit të Tielemansit

Arsenali raportohet se është afër për të siguruar shërbimet e Youri Tielemansit.

Sipas “The Sun”, marrëveshja prej 40 milionë funteve është afër për t’u arritur, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e mesfushorit belg me Leicester Cityn skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur për rinovim.

Kësisoj, klubi anglez pritet ta lejojë largimin e 25-vjeçarit në afatin kalimtar të kësaj vere, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Arsenalin me transferimin e Tielemansit synon ta shtojë konkurrencën dhe përforcimin në mesfushë.