Arsenali afër transferimit të Youri Tielemans

Skuadra angleze Arsenal, është pranë transferimit të belgut Youri Tielemans.
Londinezet kanë përparuar dukshëm në bisedemet me klubin e Leicesterit, pjesë e të cilit është Tielemans tash e tre vite.
Mediat angleze raportojn se belgu do të transferohet te skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Indeksonline.
Kontrata Tielemans me skuadrën e Leicester skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi bardhekaltër nuk dëshiron ta humbas me parametra zero.
Transferimi i mesfushorit belg në Emirates Stadium pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 40 milionë euro./Indeksonline/