Arsenali apo Manchester City? Sot mësohet kampioni i Angliesë

Sot mësohet kampioni i ri i Premier Ligës angleze, ku zhvillohen ndeshjet e fundit të kampionatit.
Dy skuadrat, Arsenali dhe Manchester City janë në garë për titullin e kamoionit, shkruan IndeksOnline.
”Qytetarët” aktualisht janë në vendin e parë me 88 pikë dhe sot janë nikoqire e West Hamit.
Me një fitore, Manchester City do të shpallet kampion i Anglisë për sezonin 2023/24.
Nga ana tjetër, ”Topçinjët” janë në vendin e dytë në tabelë me 86 pikë, ku kërkojnë fitoren në shtëpi ndaj Evertonit dhe shpresojnë në gabimin e Manchester Cityt.
Për këtë, Premierliga ka bërë gati dy trofe, ku njëri do të qëndrojë në ”Emirates Stadium” ndërsa tjetri në ”Ettihad Stadium”.
Të gjitha ndeshjet e javës së 38-të të Premierligës zhvillohen nga ora 17:00./IndeksOnline/