75 Mall Live Search
21:03 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / C E

Arsenali arrin marrëveshje me portierin e Premierligës

Arsenali ka rënë dakord një marrëveshje në parim me Sheffield United për portierin Aaron Ramsdale

Skuadra do të paguaj një shumë prej 24 milionë funtesh për shërbimet e tij, shkruan Indeksonline.

Tarifa mund të rritet me 6 milionë funte shtesë në varësi të faktit nëse Ramsdale bëhet nr 1 afatgjatë i Topçinjve.

Ramsdale ka qenë në radarin e trajnerit Mikel Arteta këtë verë, pasi fillimisht u bashkua me Sheffield United nga Bournemouth në vitin 2020. /IndeksOnline/