Arsenali arrin marrëveshje me yllin e La Ligës

Arsenali nuk po e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar.
Pas blerjeve të Zubimendit, Norgaardit dhe portierit Kepa, “Topçinjtë” tashmë kanë arritur marrëveshjen me yllin e Valencias, Cristhian Mosquera.
Siç raporton Fabrizio Romano, Arsenali do të paguajë shumën e 15 milionë euro plus bonuse për shërbimet e Mosqueras, ku pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjatë.
Arsenali, pritet që të nënshkruajë edhe me dy yjet tjera si Noni Madueke dhe Viktor Gyokeres.
Mosquera, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje me Valencian duke shënuar 1 gol./IndeksOnline/