75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Arsenali arrin marrëveshjen me Kepan

Arsenali është afër kompletimit të marrëveshjes së dytë për këtë afat kalimtar.

Pas Zubimendit, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga i cili do të vijë si portier i dytë.

Arsenali ka aktivizuar klauzolën prej 5 milionë eurove që kishte pasur portieri spanjoll.

Kepa gjatë sezonit të kaluar kishte qenë në huazim te Bournemouthi, ku bëri 35 paraqitje dhe arriti të mbante 8 herë portën e paprekur./IndeksOnline/