75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / G T

Arsenali bëhet lider i ri në Premier League

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe në javën e 28-të në Premier League ndaj Brentfordit me rezultatin 2:1.

Golin e fitores në minutën e 87’të për ekipin e Mikel Artetas e shënoi Kai Havertz, shkruan Indeksonline

Pjesa e parë e takimit ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1 me golat e shënuar nga Declan Rice dhe Wissa.

Me këtë fitore “Topçinjtë” shkojnë në kuotën e 64 pikëve në pozitën e parë, por që Liverpool dhe Manchester City kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara./Indeksonline/