75 Mall Live Search
14:54 / E Martë, 02 Gusht 2022 / A. M.

Arsenali bën gati ofertën për sulmuesin e Chelsea

Arsenali ka bërë një lëvizje surprizë duke i ofruar Chelsea-s 30 milionë funte për sulmuesin, Timo Werner.

Mikel Arteta, trajneri i ‘’Topçinjve’’, është i interesuar të nënshkruaj me sulmuesin gjerman për të forcuar sulmin e tij.

Pas një sezoni jo edhe aq të mirë të 26-vjeçarit me ‘’Blutë’’, edhe këta të fundit janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin që të largohet këtë verë.

Gjatë tërë sezonit Werner ka shënuar vetëm katër gola dhe një asistim në 21 paraqitje./IndeksOnline/