18:26 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / C E

Arsenali bën ofertën e dytë mega milionëshe për Caicedon

Arsenali ka dorëzuar një ofertë të dytë për Moises Caicedo prej 68 milionë eurosh plus 11 milionë euro në formë të bonuseve, por Brighton do ta refuzojë ofertën pasi që po kërkon 91 milionë euro për mesfushorin e tyre ekuadorian.

Caicedo qëndroi larg stërvitjes së Brighton sot, ndërsa përpiqet të detyrojë klubin që ta lërë atë të largohet këtë merkato dimërore.

Reprezentuesi i Ekuadorit iu lut Brightonit që ta linte të largohej në një mesazh në “Instagram” të premten mbrëma.

Caicedo, 21 vjeç, shkroi se një tarifë rekord transferimi do t’i lejonte Brightonit të investoj dhe të ndihmonte klubin të vazhdojë të jetë i suksesshëm.

Caicedo mungoi sot në seancën stërvitore të mëngjesit dhe nuk do të luajë në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup me Liverpoolin nesër në stadiumin “Amex”.