75 Mall Live Search
22:46 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Arsenali bën rikthim të madh, për 3 pikë që e afrojnë tek top 4-shja

Arsenal ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Wolves, në kuadër të xhiros së 20-të në Premierligë.

“Topçinjtë” dominuan bindshëm gjatë tërë kohës dhe në fund me plotë meritë arkëtuan pikët e plota, duke triumfuar me rezultat 2:1.

Mysafirët kaluan në epërsi përmes Hwang Hee-Chan që përfitoi nga një gabim trashanik i mbrojtjes së Arsenalit, pas vetëm 10 minutave lojë.

Tutje, Arsenal krijoi aksione shumë të mira, por që nuk arriti t’i finalizoi.

I inkuadruari Nicolas Pepe arriti të barazoi rezultatin, duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të Nkeitah (82′).

Ndërsa, ishte Alexandre Lacazette që shënoi në minutat e fundit pas një aksioni të bukur për të fituar ndeshjen (90+5).

Me këtë fitore, Arsenal ngritët në pozitën e pestë me 45 pikë, derisa Wolves qëndron në pozitën e shtatë me 40 sosh.