75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / C E

Arsenali bënë ofertë 35 milionë euro për objektivin e Manchester United

Një garë e madhe mes klubeve të Premierligës për të siguruar shërbimet e argjentinasit, Lisandro Martinez.

Arsenali e ka sfiduar Manchester United për futbollistin, duke bërë një ofertë prej 35 milionë euro në drejtim të Ajaxit, shkruan Indeksonline.

24 vjecari është identifikuar si një objektiv i Gunners këtë verë pasi që Mikel Arteta dëshiron të përforcoj mbrojtjen.

Arsenali ka pasur një ofertë që është refuzuar më herët por tani oferta tjetër është dukshëm e përmirësuar dhe Ajax po mendon për momentin. /IndeksOnline/