75 Mall Live Search
12:42 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arsenali cakton çmimin për Koscielny

Largimi i mbrojtësit Laurent Koscielny nga Emirates Stadium po del të jetë i pashmangshëm.

33 vjeçari francez është rebeluar duke mos udhëtuar me klubin për përgatitjet parasezonale për shkak të disa problemeve kontraktuale, shkruan Marca, përcjellë Indeksonline.

E gjithë kjo ka çuar që bordi i klubit t’i vendos një çmim prej 10 milionë euro për shitjen e tij.

Ekipi francez, Girondins de Bordeaux, ka shfaqur interesimin për shërbimet e tij./Indeksonline/.