22:52 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arsenali del “faqebardhë” nga derbi londinez, shënojn fitore me zor

Skuadra e Arsenal ka arritur të shënoj një fitore tejet të vështirë por me vlerë të madhe sonte.

Ata mposhtën ekipin e Ëest Ham me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.

Edhe pse “Çekanët” e dominuan derbin e Londrës, “Topçinjtë” arritën të fitojnë tre pikët në fund.

Për Arsenalin golat i shënuan: Lacazette në minutën e 25-të dhe Nketiah në të 86-tën.

Kurse për West Hamin shënoj Antonio në minutën e 45-të. Me këtë fitore Arsenali grumbullon 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluar në sezonin e ri.

Për West Hamin kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/