Arsenali dhe Interi në ‘’luftë’’ për sulmuesin e Bolonjës

Arsenali është interesuar për sulmuesin e Bolonjës, Josh Zirkzee.
Holandezi pritet të largohet nga Bologna këtë verë dhe është objektivi kryesor i Interit.
Megjithatë, Tuttosport thotë se Arsenali tani është në kontakt.
Gunners janë të gatshëm t’i ofrojnë Zirkzee një kontratë 115,000 £ në javë për t’u transferuar në Londër. Marrëveshje kjo që do të zgjasë deri në vitin 2029.
Bologna po kërkon rreth 50-55 milionë funte për të shitur Zirkzee këtë verë. /IndeksOnline/
