75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

Arsenali dhe Manchester City marrin nga tre pikë në Premier League

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore në javën e shtatë në Premier League, pasi mposhti 3:1 Southamptonin.

Golat për ekipin e Mikel Artetas i shënuan: Kai Havertz, Bukayo Saka dhe Martinelli, shkruan Indeksonline

Fitore arriti edhe Manchester City, të cilët në “Etihad” mposhtën 3:2 Fulhamin.

Për ekipin e Pep Guardiolas golat i shënuan: Kovacic (2) dhe Jeremy Doku.

Skuadra e Manchester Cityt dhe ajo e Arsenalit tani shkojnë në kuotën e 17 pikëve në pozitat 2 dhe 3./Indeksonline/