75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 14 Prill 2025 / L A

Arsenali dhe Tottenhami në garë për të nënshkruar me yllin e Bayernit

Dy skuadrat e Premierligës, Arsenali dhe Tottenhami kanë rivalizuar njëra tjetrën për shërbimet e yllit të Bayernit.

Bëhet fjalë për francezin Kingsley Coman, me vetë lojtarin i cili ka shprehur interesim të largohet nga Bayerni pasi humbi vendin në formacionin startues që nga ardhja e Vincent Kompanys.

Arsenali, kishte bërë ofertë për Comanin edhe në janar, por klubi nuk ishte i sigurt se ai ia vlente tarifën e pazbuluar që Bayerni e vlerësoi atë, ndërsa te Tottenhami është në një pozicion pritjeje për shkak të kërkesave të tij për paga të larta.

Përveç këtyre skuadrave, për Coman ka interesim të madh edhe nga skuadrat e Arabisë Saudite ku tashmë po planifikojnë të dërgojnë përfaqësues në Mynih për të negociuar.

Coman, këtë sezon ka bërë vetëm 35 paraqitje dhe ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/