75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

Arsenali dominon Bayernin, lider i vetëm në Champions

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në Champions League, duke mposhtur Bayern Munich me rezultatin 3–1 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në ”Emirates Stadium”.

Skuadra e Mikel Artetës ishte dominues që nga fillimi i ndeshjes dhe në fund arritën të marrin tre pikë të plota, duke siguruar fitoren e pestë, me bilanc të plotë, shkruan IndeksOnline.

Arsenali mori avantazhin falë një goditjeje të nukur me kokë nga Timber, ë minutën e 22-të.

Mirëpo vetëm 10 minuta më vonë, Bayerni barazoi me anë të Lennart Karl. Me barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë.

”Topçinjët” shkëlqyen në pjesën e dytë, ku arritën të shënojnë dy gola.

Madueke realizon golin e dytë për vendasit pas një asistimi të Calafiorit në minutën e 69-të, derisa pas shtatë minutave, Gabriel Martinelli vulosi fitoren.

Pas pesë ndeshjeve, Arsenal është lider i vetëm në tabelën e Champions League me 15 pikë, tre më shumë se Bayern Munich, e cila pësoi humbjen e parë sezonale./IndeksOnline/