Arsenali drejt ligës së dytë, edhe Burnley e “mbytë”

Arsenali është mposhtur nga Burnley me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 12-të të Premierligës.
Skuadra e drejtuar nga Arteta bëri një paraqitje shumë të dobët duke thelluar edhe më shumë krizën në skuadër.
Minuta e 58-të ishte vendimtare në këtë sfidë kur Arsenali mbeti me 10 lojtar pasi u përjashtua me të kuq Granit Xhaka, i cili e kapi për fyti kundërshtarin.

Si të mos mjaftonte kjo, Aubameyang shënoi në portën e tij në minutën e 73-të për t’i dhuruar fitoren kundërshtarëve që deri para kësaj ndeshje ishin në vendin e parafundit.
Goal for Burnley.
— Arsenal Trends (@afctrends) December 13, 2020
Aubameyang OWN GOAL
? 0-1 ⚫ (73)#ARSBURpic.twitter.com/YztdwkJEAP
Me këtë humbje, Arsenali është në vendin e 15-të me 13 pikë derisa Burnley në vendin e 17-të me 9 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/