75 Mall Live Search
22:42 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / G T

Arsenali duhet t’i dërgoj një dhuratë Murillos, shpëtoi gol të sigurt në sekondat e fundit

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar 2:2 ndaj Nottingham Forestit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Vendasit patën një shans të artë në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Por, heroi i mysafirëve ishte mbrojtësi, Murillo.

Braziliani largoi një top nga vija e golit dhe shpëtoi skuadrën e tij, duke u larguar me një pikë nga stadiumi “Etihad”.

Kështu me këtë barazim, City mbetet shtatë pikë larg liderit, Arsenal – që fitoi minimalit 0:1 ndaj Brightonit./Indeksonline/