Arsenali e bën për ‘pesë pare’ Slavia Pragën

Arsenali mposhti 4-0 në udhëtim Slavia Pragën, për të siguruar biletën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Kjo ishte një nga fitoret më të thella për londinezët si mysafir në garat evropiane.
Alexandre Lacazette shënoi dy gola e nga një tjetër e shtuan Nicolas Pepe e Bukayo Saka.
Arsenali do të takohet me Villarrealin në gjysmëfinale.
/Indeksonline/