09:14 / E Premte, 27 Maj 2022 / B O

Arsenali e blen Marquinhos nga Brazili, por ai po del të jetë futbollist me dy skuadra!

Blerja prej 3 milionë funtesh e Arsenalit për sulmuesin e Sao Paulos, Marquinhos, po shkon drejt një beteje ligjore. Kjo ngase sulmuesi brazilian po del të jetë futbollist me dy skuadra.

Marquinhos kishte nënshkruar një marrëveshje para-kontrate me Wolves. Kontrata e Marquinhos në Sao Paulo do të skadojë më 12 korrik, ndërsa ka marrëveshje me Wolves për tu bashkuar me ta me 14 korrik.

Në anën tjetër, Sao Paolo ka arritur javë më parë marrëveshje me Arsenalin për Marquinhos duke komplikuar situatën.

Çështja pritet të zgjidhet në formë ligjore ngase futbollisti ka marrëveshje me dy skuadrat angleze./Indeksonline/