75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 09 Janar 2026 / Gj Sh

Arsenali e ”blindon” Sakan, arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Arsenali ka siguruar të ardhmen e një prej yjeve më të mëdhenj të skuadrës.

Sipas ”The Athletic”, Bukayo Saka ka arritur marrëveshje për një kontratë të re afatgjatë, e cila do ta mbajë atë në “Emirates Stadium” deri në vitin 2031, shkruan IndeksOnline.

Anësori anglez, i cili është produkt i akademisë së klubit, ka qenë një nga lojtarët kyç në projektin e Mikel Artetës gjatë sezoneve të fundit. Edhe pse kontrata e mëparshme e Sakas ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027, drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur ta shpërblejnë atë me një marrëveshje të re dhe të përmirësuar, duke i dhënë fund spekulimeve për interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Saka, 24 vjeç, është shndërruar në një lider brenda dhe jashtë fushës, duke dhënë kontribut vendimtar me gola dhe asistime në garën e Arsenalit për tituj në Premier League dhe në kompeticionet evropiane.

Rinovimi i kontratës së tij shihet si një hap i rëndësishëm për stabilitetin e klubit londinez, i cili synon të ndërtojë të ardhmen rreth bërthamës së lojtarëve të rinj dhe cilësorë./IndeksOnline/