Arsenali e gjen portierin rezervë, është bashkëlojtar me yllin e Kosovës

Një ditë pasi e ka shitur portierin Emiliano Martinez te Aston Villa, Arsenali është afër marrëveshjes me një portier të ri.
Bëhet fjalë për portierin e Dijon, Runar Alex Runarsson. Vetëm 2 milionë euro do t’i kushtojë skuadrës londineze blerja e portierit islandez.
Runarsson pritet që sot të arrijë në Angli ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Statistikat e portierit nuk janë aq të lavdueshme ngase në 36 paraqitje, islandezi ka pësuar 61 gola.
25 vjeçari është bashkëlojtar te Dijon me yllin e Kosovës, Bersant Celina./Indeksonline/