Arsenali e konfirmon largimin e Granit Xhakës me një video emocionuese

Skuadra e Arsenalit e ka konfirmuar largimin e Granit Xhakës.
“Topçinjët” kanë publikuar një video në faqen zyrtare ku i japin lamtumirën futbollistit kosovar, shkruan IndeksOnline.
“297 paraqitje. 23 gola. 29 asistime. Dy Kupa FA. Dhe një histori frymëzuese.
Granit Xhaka: përgjithmonë pjesë e familjes së Arsenalit”, thuhej në mbishkrimin e videos.
Granit Xhaka karrierën pritet ta vazhdoj në Bundesligën gjermane, te skuadra e Bayer Leverkusenit./IndeksOnline/