75 Mall Live Search
14:52 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / MSH

Arsenali e nis “lodhtë” pjesën e dytë, barazon Brighton

Arsenali shkoi në pushim të pjesës së parë me epërsi minimale ndaj Brightonit.

Por, kartoni i kuq i Declan Rice ndëshkoi “Gooners”, të cilët janë me një lojtar më pak në fushë dhe vëmendja e tyre është e shpërqëndruar.

Këtë disavantazh e shfrytëzoi Joao Pedro i Brightonit, i cili barazoi rezultatin në 1:1, shkruan Indeksonline.

Në mes të “Emirates”, Pedro shënoi në minutën e 58-të, me golin e sotëm që është i dyti për të këtë sezon./Indeksonline/