Arsenali është gati t’i shpenzoj 44 milionë për mesfushorin e Atleticos

Arsenali e ka piketuar objektivin kryesor të merkatos së verës dhe ai duket se është Thomas Partey.
Mesfushori pritet të lërë Madridin pas shumë vitesh me Atleticon dhe destinacioni i radhës mund të jetë Anglia.
Mediat në ishull raportojnë se Arsenal ka ecur me bisedimet dhe ka gati për Atleticon rreth 44 milionë sterlina.
Një ofertë e majme e “Topçinjve” që kërkojnë ta kthejnë ganezin në pikë referimi për sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari është rritur te Atletico si lojtar dhe ka kaluar ekipet zinxhire, ku gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin B.
Një vit ka qenë i huazuar tek Almeria dhe që nga viti 2015 është pjesë e ekipit të parë të “Los Colchoneros”. Tashmë, duket se Thomas është gati për një aventurë të re. /IndeksOnline/