Arsenali fiton garën ndaj Tottenhamit për Eberechi Eze, lojtari dëshiron largimin nga Crystal Palace

Arsenal ka fituar garën për transferimin e Eberechi Eze.
Sipas asaj që rapoton gazetari David Ornstein, kryetari i Crystal Palace, Steve Parish, dhe homologut të tij Daniel Levy kanë arritur marrëveshje për mesfusorin anglez, shkruan IndeksOnline.
E krejt kjo pasi edhe dëshira e futbollistit është të bashkohet me ”Topçinjtë”.
Kërkesa e vetme e Crystal Palace ishte që Eze të mund të luaj ndeshjet e play-offit të Ligës së Konferencës të enjten me Fredrikstad, e kjo u pranua nga drejtuesit e Arsenalit.
27-vjeçari u bashkua me Crystal Palace në vitin 2020, derisa sezonin e fundit shënoi tetë gola dhe bëri edhe tetë asisitme./IndeksOnline/