22:56 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Arsenali fiton ndeshjen e ”tenisit” ndaj Lensit, siguron kualifikimin në Champions

Arsenali e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

”Topçinjët” mposhtën në “Emirates Stadium” skuadrën e Lensit me rezultat të thellë 6-0, shkruan IndeksOnline.

Arsenali e siguroi fiotren qysh në pjesën e parë, ku shëni pesë gola.

Havertz, Gabriel Jesus, Saka, Martinelli e Odergard shënuan në 45 minutat e para.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Jorginho nga penalltia n% minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Arseanli ka siguruar vendin e parë në Grupin B dhe kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions League, së bashku me PSV-në, e cila renditet në vendin e dytë me 8 pikë.

Lens është në vendin e tretë me 5 pikë, kurse Sevilla e fundit me 2 pikë./IndeksOnline/