75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / G T

Arsenali gati për një transferim surprizë! Refuzohet tentativa e parë nga Newcastle Unitedi

Arsenali po eksploron një lëvizje surprizë në “Deadline Day” për mesfushorin italian Sandro Tonali, sipas raportimeve ekskluzive nga “Sky Sport Deutschland”.

Operacioni paraqitet shumë i vështirë në këtë fazë, pasi Newcastle Unitedi ka refuzuar tashmë një qasje fillestare nga klubi londinez. “Topçinjtë” po testojnë terrenin, por rezistenca e Neëcastle-it mbetet e fortë dhe nuk ka sinjale për hapje të menjëhershme të negociatave, shkruan Indeksonline

Vlera e Tonalit në sajtin “Transfermarkt” është 75 milionë euro, kurse oferta e Arsenalit nuk dihet ende.

Afati i transferimeve mbyllet sot dhe tentativat e fundit, Arsenali do t’i bëjë gjatë këtyre orëve.

Mesfushori italian gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka bërë një asist./Indeksonline/