75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Arsenali “godet” në ditën e fundit, transferon yllin e Southamptonit

Ekipi anglez, Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e Cedric Soares nga Southamptoni.

Soaresi do t’u bashkohet “Topçinjve” në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton Indeksonline.

Vetë Arsenali e bëri të ditur këtë transferim përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Arsenali po synon Evropën dhe të shpëtojë aq sa mundet nga ky sezon i dështuar për ta./Indeksonline/