Arsenali humb përsëri, eliminohet nga Kupa

Arsenali është eliminuar nga EFL Kupa pasi që është mposhtur nga Manchester City me rezultat 1-4.
Në ndeshjen çerekfinale, skuadra e Guardiolës u tregua më e fortë dhe arriti të marr një biletë për në gjysmëfinale.
Gabriel Jesusu në minutën e tretë, Mahrez në minutën e 54-të, Foden në minutën e 59-të dhe Laporte në minutën e 73-të shënuan për Manchester Cityn.
Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Lacazete në minutën e 31-të. /IndeksOnline/