75 Mall Live Search
20:48 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Arsenali humb por kualifikohet, Roma e mposhtë Shakhtarin edhe në Ukrainë

Skuadra e Arsenal është mposhtur me rezultat 0:1 kundër Olympiacosit në Londër.

Përkundër humbjes, Arsenal është kualifikuar pasi rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 3:2 në të mirë të anglezëve, transmeton Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi El Arabi në minutën e 51-të. 

Fitore në Donetsk shënoi Roma kundër Shakhtarit. Italianët fituan me rezultat 1:2 dhe u kualifikuan tutje. Dy golat për Romën i shënoi Mayoral, kurse për Shakhtarin e shënoi Moares. Rezultati i përgjithshëm ishte 1:5 në të mirë të Romës.

Molde arriti të fitoj kundër Granadës 2:1 por spanjollët u kualifikuan. Rezultati i përgjithshëm është 2:3 në të mirë të spanjollëve. /Indeksonline/