75 Mall Live Search
23:07 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Arsenali i fortë për Sevillan, bën hapin e madh drejt kualifikimit

Arsenali ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetrër të Champions League.

“Topçinjët” mposhtën sonte në “Emirates Stadium”, skuadrën e Sevillas, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Leandro Trossard i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 29-të, ndërsa fitoren e vulosi goli i Bukayo Sakas në minutën e 64-të.

Me këtë fitore Arsenali është një pikë larg kualifikimit në raundin tjetër, pasi ka 9 pikë në katër ndeshje të luajtura deri më tani, PSV dheLens kanë nga pesë pikë, kurse Sevilla është e fundit në Grupin B, me vetëm 2 pikë./IndeksOnline/