75 Mall Live Search
20:26 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / G T

Arsenali i frikshëm këtë sezon, shkëlqen Timber

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore ndaj Leeds Unitedit me rezultatin 5:0 në ndeshjen e javës së dytë në Premier League.

Qysh në pjesën e parë, skuadra e Mikel Artetas tregoi se janë në shtëpi për t’i marrë tri pikë, shkruan Indeksonline

Golat në 45 minutëshin e parë i shënuan: Timber dhe Bukayo Saka.

Kurse në pjesën e dytë, për “Topçinjtë” golat i shënuan: Victor Gyokeres (2) dhe Timber (i dyti personal).

Timber ishte lojtari i ndeshjes me dy shënime dhe një asist.

Kjo ishte fitorja e dytë e Arsenalit në dy xhirot e para të Premier League për sezonin 2025/26./Indeksonline/

Image