15:57 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arsenali i gatshëm të paguaj në janar klauzolen e lojtarit të Barcelonës (Video)

Arsenali e ka në plan që të bëj pazar me Barcelonën në muajin janar.

Skuadra e Arsene Wenger është e gatshme të paguaj klauzolen e Jose Arnaiz, futbollistit më të mirë të Barcelonës B.

Lojtari që u ble vitin e kaluar nga Valladolid pritet t’i bashkohet Arsenalit për 20 milionë euro, aq sa kushton klauzola e tij.

Ernesto Valverde nuk është i gatshëm t’i siguroi vend në përbërjen e parë të Barcelonës dhe për këtë Arnaiz pritet të largohet në janar./Indeksonline/