11:52 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Arsenali i interesuar për Trippier

Ekipi i Arsenalit vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madrid, Kieran Trippier, shkruan The Sun.

Mirëpo, problem për transferimin e anglezit për Gunners mund të jetë vlera e caktuar nga Los Colchoners, që i bie të jetë rreth 35 milionë funta, me Arsenalin që dëshirojnë ta ulin këtë çmim.

Përveç londinezëve, për ish-mbrojtësin e Tottenham ishin të interesuar edhe Manchester United, por një marrëveshje nuk ndodhi.