Arsenali i pandalshëm, mposht edhe Tottenhamin

Skuadra e Arsenalit po vazhdon me rezultate të mira këtë sezon në Premier Ligën angleze.
“Topçinjët” fituan derbin e Londrës, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Thomas Partey zhbllokoi këtë ndeshje me një supergol në minutën e 20-të.
Pas 11 minutave Tottenhami barazoi rezultatin me Harry Kane, i cili u tregua i sakt nga penalltia.
Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali, riktheu epërsin me golin e Gabriel Jesus, në minutën e 49-të, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Tottenhamit.
Fitoren e Topçinjeve e vulosi Granit Xhaka, i cili shënoi një gol të bukur në minutën 67-të.
Me këtë fitore Arsenali ka siguruar vendin e parë në Premier Ligë së paku edhe për një javë pasi ka shkuar në kuotën e 21 pikëve, katër më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër Tottenhami ka mbetur me 17 pikë dhe renditet në vendin e tretë./IndeksOnline/