75 Mall Live Search
17:33 / E Diele, 16 Tetor 2022 / Gj. Sh

Arsenali i pandalshëm, mposht Leedsin dhe vazhdon kryesimin në Premier Ligë

Arsenali po vazhdon me paraqitje të mira këtë edicion në Premier Ligën angleze.

”Topoçinjët” mposhtën në udhëtim skuadrën e Leeds me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Bukayo Saka në minutën e 35-të.

Leeds kishte mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 64-të, por Patrick Bamford nuk arriti të shënoj nga penalltia.

Arsenali me këtë fitore vazhdon të mbaj pozitën e parë në tabel me 27 pikë, katër më shumë se Manchester City e cila sonte luan kundër Liverpulit.

Në anën tjetër Leeds renditet në pozitën e 15-të me nëntë pikë./IndeksOnline/