Arsenali ia merr shiritin e kapitenit Aubameyangut, s’e merr me vete në derbin e Londrës

Arsenali ka njoftuar se ia ka hequr shiritin e kapitenit, Pierre-Emerick Aubameyangut. Ky vendim vije pas lojtari ka shkelur kodin disiplinor të skuadrës.
Arsenali ka njoftuar se Auba s’do të jetë as në listë të lojtarëve për ndeshjen e së mërkurës ndaj ëest Hamit në Premier League.
“Pas shkeljes së tij të fundit disiplinore javën e kaluar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i klubit tonë dhe nuk do të konsiderohet për përzgjedhjen për ndeshjen e së mërkurës kundër West Ham United”, thuhet në komunikatë.
Ky vendim e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e sulmuesit gabonez te skuadra londineze./Indeksonline/