75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Arsenali interesohet për Depayn e Barcelonës

Arsenali ka hedhur sytë nga skuadra e Barcelonës për të gjetur sulmues, teksa në radarët e “Topçinjëve” ka rënë holandezi Memphis Depay.

Sulmuesi holandez pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, pasi nga drejtuesit nuk shikohet si i domosdoshëm për formacionin e katalanasve sezonin e ri.

Sipas mediave spanjolle Arsenali është interesuar te Barça këtë javë për të diskutuar se sa është çmimi i transferimit të holandezit.

Kujtojmë se Depay u bashkua me Barçën verën e kaluar nga Olympique Lyon dhe nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023.