75 Mall Live Search
08:31 / E Premte, 27 Shtator 2024 / G T

Arsenali interesohet për Florian Wirtzin, ky është çmimi i lojtarit gjerman

Një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, Florian Wirtz po vazhdon me paraqitje fantastike në Bundesliga me Bayer Leverkusenin.

Wirtz tani ka marrë një interesim serioz edhe nga Arsenali i Mikel Artetas, shkruan Indeksonline

Gazetari gjerman, Christian Falk raporton se lojtari i Leverkusenit pritet të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Vlera që i ka vendosur klubi gjerman lojtarit është plotë 150 milionë euro.

Kurse të interesuar për shërbimet e tij përveç “Topçinjëve” janë: Bayern Muncheni, Real Madridi dhe Manchester City./Indeksonline/