75 Mall Live Search
14:24 / E Diele, 29 Qershor 2025 / L A

Arsenali interesohet për yllin e Valencias

Arsenali dëshiron të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Dhe “Topçinjtë” kanë shprehur interesim për yllin e Valencias, Cristhian Mosquera.

“Topçinjtë”, fillimisht kishin ofruar 14 milionë euro për spanjollin, por që ishte refuzuar nga klubi spanjoll.

Arsenali, kanë bërë tashmë ofertën e re prej 20 milionë eurosh, me bisedimet që po vazhdojnë ende midis palëve.

Mosquera, sezonin që lamë pas bëri rreth 41 paraqitje me Valencian, duke qenë një nga talentët më premtues të sezonit në La Liga./IndeksOnline/