75 Mall Live Search
14:14 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Arsenali kishte arritur marrëveshje me fjalë, por drejtori i njohur në fund nënshkruan me skuadrën spanjolle

Mario Monchi e ka refuzuar Arsenalin, ani pse me skuadrën angleze kishte arritur marrëveshje verbale.

Drejtori i njohur futbollistik përfundimisht ka vendosur rikthimin te Sevilla.

Pak ditë pasi u largua nga Roma, Monchi ka vendosur rikthimin në Spanjë pasi që sipas tij nuk mund të shoh Sevillën buzë greminës.

Këtë vendim Monchi e ka marrë pasi eliminimit të Sevillës nga Europa League.

Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla financiare për tu diskutuara, para se Monchi të zyrtarizohet te Sevilla./Indeksonline/