Arsenali kompleton blerjen e parë në janar

Arsenali ka kompletuar blerjen e parë në janar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar të WBA-së, Lino Da Cruz Sousa. Mbrojtësi i majtë është vetëm 16 vjeçar dhe llogaritet si talent i madh në Angli.
Sousa ka përfaqësuar Anglinë në nivelet U15, U16 dhe së fundi është ftuar edhe tek U18, ani pse është vetëm 16 vjeçar.
Shefi i akademisë së Arsenalit, Per Mertesacker e kishte monitoruar mbrojtësin që një kohë dhe kishte urdhëruar drejtuesit e skuadrës që ta transferojnë atë.
Tierney dhe Tavares janë dy mbrojtësit e majtë të Arsenalit, ndërsa Lino Da Cruz Sousa mund të jetë e ardhmja e skuadrës./Indeksonline/