75 Mall Live Search
22:42 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / Gj. Sh

Arsenali kryen detyrën, fiton bindshëm ndaj Boltonit në Carabao Cup

Skuadra e Arsenalit ka kaluar në 1/8 e finales së Carabao Cup.

”Topçinjët” e eliminuan skuadrën e Boltonit, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 5-1, shkruan IndeksOnline.

Declan Rice hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërsa Ethan Nwaneri dyfishoi rezultatin në minutën e 37-të.

17-vjeçari nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 49-të.

Aron Collins shënoi golin e nderit për Boltonin në minutën e 53-të.

Rahem Sterling shënoi golin e parë me fanellen e Arsenalit në minutën e 64-të, ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi Kai Havertz në minutën e 77-të./IndeksOnline/