Arsenali lider i padiskutueshëm, fiton me lehtësi derbin londinez
Arsenali është rikthyer bindshëm te fitorja pas barazimit në javën e 12-të me Sandërlendin e Granit Xhakës.
“Topçinjtë” kanë mposhtur me shifrat e thella 4-1 Totenhemin në derbin e Londrës së Veriut. Sfida u zhbllokua nga Trosard në të 36-ën dhe pas 5 minutash Eze dyfishoi shifrat duke e mbyllur pjesën e parë në 2-0 për ekipin e Artetës.
Në nisjen e pjesës së dytë ishte sërish Eze që tundi rrjetën e “Spursave”. Goli i vetëm për miqtë u realizua nga braziliani Riçarlison në të 55-ën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Eze kompletoi tripletën në të 76-ën.
Kështu Arsenali merr një fitore të artë që e mban në vendin e parë në kuotën e 29-pikëve, 6 më shumë se Çelsi i vendit të dytë. Ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e 9-të me 18 pikë.

