Arsenali mbetët në garë për titull, e “shkatërron” ekipin e Pep Guardiolas

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 5:1 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e javës së 24-të në Premier League.
Qysh në pjesën e parë, ekipi “topçinj” tregoi se në shtëpi e kanë ndërmend t’i marrin tri pikë.
Në minutën e dytë, Odegaard shënoi gol për 1:0.
Në pjesën e dytë, City barazoi shifrat në 1:1 me anë të sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
Por më pas erdhi “stuhia” e golave nga ekipi i Mikel Artetas.
Golat tjerë për Arsenalin i shënuan: Partey, Lewis-Skelly, Havertz dhe Nwaneri.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 50 pikëve, gjashtë më pak se lideri, Liverpooli (56)./Indeksonline/